• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aleksandar Nikollovski do të marrë pjesë në misionin për konstatimin e fakteve në Bosnjë e Hercegovinë

Aleksandar Nikollovski do të marrë pjesë në misionin për konstatimin e fakteve në Bosnjë e Hercegovinë

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Deputeti Aleksandar Nikolloski, si raportues i emëruar nga Komisioni Monitorues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, prej sot e deri të premten do të marrë pjesë në misionin për përcaktimin e fakteve në Bosnjë e Hercegovinë.

"Bosnjë e Hercegovina është në fazën e monitorimit me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila nënkupton vizita periodike nga raportuesit e Komisionit Monitorues të cilët mbajnë dialog të vazhdueshëm me autoritetet dhe e vlerësojnë progresin e shtetit në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Statuti i Këshillit të Evropës, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, konventa të tjera të Këshillit, të cilat vendi i ka ratifikuar, si dhe detyrimet e tjera të marra pas pranimit në Organizatë, të cilat i referohen ruajtjes së standardeve më të larta demokratike dhe standardeve të të drejtave të njeriut", kumtuan nga Kuvendi i RMV-së.

Raportuesi Nikolloski, në emër të Partive Popullore Evropiane, bashkë me raportuesin Zolt Nemet, në emër të Grupit Konservator Evropian dhe Aleancës Demokratike, gjatë misionit treditor në Sarajevë dhe Banja Lukë, do të zhvillojnë takime me kryetarin e Gjykatës Kushtetutese, ministrin e Drejtësisë, ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatët, përfaqësuesin e lartë për BeH, pastaj anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Dhomës së Popujve, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe është parashikuar edhe takimi me Kryetarin e Republikës Sërpska.

Pas vizitës, të dy raportuesit do të përgatisin raport mbi progresin e shtetit, i cili fillimisht do t'u prezantohet anëtarëve të Komisionit Monitorues dhe më pas, bashkë me rekomandimet për hapat e ardhshëm, fillimisht do të jetë lëndë e debatit në seancën plenare, e ndjekur nga votimi për tekstin, i cili do të paraqes pozicionin e përbashkët të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR