• e mërkurë, 03 korrik 2024

Alegri për humbjen e Juventusit nga Napoli: E treguam papërvojën tonë

Alegri për humbjen e Juventusit nga Napoli: E treguam papërvojën tonë

Napoli, 4 mars 2024 (MIA) - Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, shkakun për humbjen nga Napoli (1:2) në ndeshjen e xhiros së 27-të të kampionatit italian, e ka gjetur tek papërvoja e ekipit të tij.

"Djemtë luajtën mirë, patëm mundësi që nuk i shfryrëzuam. E tërë kjo është pjesë e procesit, pjesë e rritjes, e kërkojmë balancin e vërtetë në ndeshjet e mëdha. E treguam papërvojën tonë", deklaroi Alegri për "Football Italia".

Juventusi është i dyti në tabelën e Seria A me 57 pikë. Dallimi mes torinezëve dhe Interit në krye të tabelës është 12 pikë.

Napoli pas kësaj fitore është ngjitur në vendin e 7-të me 43 pikë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR