• e diel, 22 dhjetor 2024

Albaneze: Australianët më 14 tetor në referendum do të votojnë për njohjen e popujve indigjenë

Albaneze: Australianët më 14 tetor në referendum do të votojnë për njohjen e popujve indigjenë

Kanberrë, 30 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri australian, Entoni Albaneze sot deklaroi se australianët më 14 tetor do të dalin në referendum për ndryshime kushtetuese me të cialt do të njihen popujt indigjenë. Qëllimi i referendumit është t'u jepet mundësia aborixhinëve dhe banorëve të ishujve nga ngushtica Tores t'u jepet mundësia në suaza të parlamentit ta këshillojnë qeverinë për çështje që kanë të bëjnë me bashkësitë e tyre.

Mbeten gjashtë javë deri në mbajtjen e referendumit në të cilin australianët do të duhet të përgjigjen nëse mbështesin ndryshime kushtetuese me të cilat do të formohet Zëri, përkatësisht trupi indigjen i cili do t'i këshillojl autoritetet për çështjet që u tangojnë. Për votim të ndryshimeve kushtetuese nevojitet shumicë e dyfishtë.

Sipas komisionit zgjedhor australian, kjo do të thotë se duhet të fitohen mbi 50 për qind e votave për, por edhe se shumica e votuesve duhet ta thonë atë në së paku katër hnga gjashtë shtetet federale në Australi.

Albaneze në konferencën për shtyp në shtetin federal Australia Jugore e kumtoi datën e referendumit, i cili mund ta caktojë edhe epilogun e referendumit.

Aborixhinët përbëjnë 3,8 për qind të popullatës së përgjithshme të Australisë, shtet me populaltë prej 26 milionë banorëve.

Mbështetësit e ndryshimit kushtetues pohojnë se kjo do ë ndihmojë të përmirësohen lidhjet e çrregulluara me komunitetin aborixhin dhe të bashkohet kombi, si dhe trupi këshilldhënës do të mund të fokusohet në përmirësim të shëndetit të indigjenëve, arsimit, punësimit dhe banimit. Kundërshtarët pohojnë se kjo do të shkaktojë ndarje mes australianëve, si dhe dhënie të fuqisë tejet të madhe trupit këshilldhënës. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR