• e diel, 22 dhjetor 2024

Alarme të rreme për bomba në objekte afariste, një shkollë, një hotel dhe një kompani taksie

Alarme të rreme për bomba në objekte afariste, një shkollë, një hotel dhe një kompani taksie

Ohër, 28 shkurt 2024 (MIA) - Dy objekte afariste, një shkollë, një hotel dhe një kompani taksie ishin sot shënjestër e një alarmi të rremë për bombë, kumtoi SPB Ohër.

Sipas informacionit, në polici është raportuar rreth orës 10, ndërsa pas kontrolleve të hollësishme është konstatuar se bëhet fjalë për raporte të rreme.

"SPB Ohër dhe pjesëtarët e Njësitit për antiterorrizëm pranë në MPB-së kanë marrë masa dhe kanë kryer kontrolle të hollësishme në lokacionet, pas së cilës është konstatuar se bëhet fjalë për raporte të rreme. SPB Ohër, në koordinim me prokurorin publik, pas sqarimit të plotë të ngjarjeve, do të dorëzojë raportet përkatëse": qëndron në kumtesën.

MIA sot informoi se ka alarme të rreme për mjete shpërthyese në objektet afariste në zonën industriale, që ndodhen afër varrezave të qytetit dhe në objektin e shkollës fillore "Bratstvo Edinstvo". Punëtorët janë evakuuar, por janë rikthyer në procesin e punës për një kohë të shkurtër. Janë evakuuar edhe nxënësit.

"Në koordinim me prokurorin publik, SPB Ohër ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe nuk ka bazë në alarmet e pranuara", deklaroi zëdhënësi i SPB-së Stefan Dimoski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR