Alarm ajror në Kiev pas fillimit të samitit të NATO-s në Vilnus
- Siç transmetojnë mediat britanike, alarmi ka jehuar pasi është zbuluar fluturimi i aeroplanëve ushtarakë rusë të pajisur me raketa hipersonike të tipit Kinzhal.
Kiev, 11 korrik 2023 (MIA) - Në Kiev sot jehuan alarmet për sulm ajror pas fillimit të samitit të NATO-s në Vilnus.
Siç transmetojnë mediat britanike, alarmi ka jehuar pasi është zbuluar fluturimi i aeroplanëve ushtarakë rusë të pajisur me raketa hipersonike të tipit Kinzhal.
Autoritetet e qytetit në Kiev dërguan paralajmërim në të gjitha telefonat celularë në orën 15 sipas kohës lokale, duke iu referuar banorëve menjëherë të shkojnë në strehimore. Alarmi është publikuar pasi një aeroplan ushtarak rus MiG-31K ateroi nga baza ajrore Savaslejka në rajonin perëndimor rus Nizhni Novgorod.
Edhe pse fluturimet e tilla mbahen rregullisht, Kremlini e ka shprehi ta sulmojë Kievin në momente simbolike për të dërguar mesazh politik.
foto: EPA