• e hënë, 23 dhjetor 2024

Akush nuk është mbi Kartën e KB-së, përgjegjësi për krimet në Ukrainë duhet të ketë, porositën Berbok dhe Osmani

Akush nuk është mbi Kartën e KB-së, përgjegjësi për krimet në Ukrainë duhet të ketë, porositën Berbok dhe Osmani

Shkup, 23 mars 2023 (MIA) - Ne e mbështesim Gjykatën ndërkombëtare penale dhe urdhrin që e dha për presidentin rus, Vlladimir Putin edhe krahas të gjitha kundërthënieve të cilat ekzistojnë. Askush nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar, nëse kryen krime kundër njerlzimit, edhe pse ndonjëherë kjo zgjatë shumë, vite, dekada, dekalroi shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun  saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse do ta arrestonin Putinin nëse ekziston një mundësi e tillë pas urdhrit të dhënë për arrestimin e tij nga Gjykata ndërkombëtare në Hagë, që zëvendëskryesuesi i Këshillit rus të sigurisë,. Dmitrij medvedev e vlerësoi si shpallje luftë Rusisë, Berbok theksoi se askush nuk guxon të jetë mbi Kartën e KB-së.

"Rendi paqësor evropian nuk sulmohet vetlm me bomba në Ukrainë, por edhe me atë që Rusia nuk është e gatshme për paqe. Ajo nuk dëshiron t'i vendosë në dispozicion mjetet e OSBE-së për njerëzit të cilët angazhohen për paqe në Evropë  të mund ta marrin rrogën e vet. Kjo tregon qartë përse për Qeverinë federale (gjermane) është me rëndësi se e mbështetë Ukrainën, jo vetëm me ndihmë ushtarake, por edhe përmes të gjitha institucioneve për paqe tenton të japë kontribut. Dhe kjo është shumë me rëndësi për OSBE-në, përveç për pagesën buxhetore, ndihmojmë edhe me mjete shtesë të cilat tramnsferohen, ndërsa atë e bëjnë edhe shtetet e tjera. Në atë mënyrë ne e mbrojmë Kartën e KB-së, prandaj edhe ndodhë kjo me Gjykatën ndërkombëtare penale, që ishte krijuar që të gjitha krimet  të mos mbeten të pandëshkuara, por të jetë e qartë se askush në botë nuk është mbi Kartën e KB-së, askush nuk është mbi të drejtën humanitare", porositi Berbok.

Osmani, ndërkaq, theksoi se vendi që prej ditës së parë pa hamendje e dënoi agresionin e paprovokuar dhe të paarsyeshëm rus ndaj Ukrainës, iu qas menjëherë mundësimit të ndihmës humanitare dhe ushtarake dhe është vendi i katërt në NATO, sipas mbështetjes ushtarake që e ka dhënë. vendi, shtoi ai, iu bashkangjit të gjitha 10 pakove të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, ka edhe harmonizim 10 për qind me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Unionit dhe pa dyshim i dënoi krimet, posaçërisht ndaj infrastrukturës civile dhe popullatës civile, si dhe nevojës për prëgjegjësi për ata të cilët i kanë kryer ato krime.

"I mbështesim të gjitha rezolutat dhe nismat lidhur me inicimin e procesit formal për kërkim të përgjegjësisë për ato krime dhe kuptohet se do t'iu bashkangjitemi të gjitha atyre nismave. Por, edhe në kapacitetin tim si kryesues i OSBE-së, patëm gjithashtu qëndrim të paluhatshëm. Si Maqedoni e Veriut për herë të tretë e mbështetëm inicimin e a.q. Mekanizmit të Moskës në mënyrë që të vlerësohet gjendja e krimeve në Ukrainë, ndërsa si kryesues e dënova dhe isha i prnaishëm në Këshillin e Sigurimit, ku në emër të Organizatës kërkova të thirren në prëgjegjësi të gjithë rkyesit e krimeve në Ukrainë", tha Osmani.

Këshilli gjyqësor i Gjykatës ndërkombëtare penale në Hagë javën e kaluar dha urdhër për arrestimin e presidentit rus, Vlladimir Putin, për shkak të, siç ishte cekur, përgjegjësisë së tij për krimet e luftës "deportim ilegal i fëmijëve dhe zhvendosjes së paligjshme të fëmijëve nga territoret e okupuara të Ukrainës në Rusi". Urdhri për arrestim u dha edhe për Maria Lvova-Belova, komisare për të drejtat e fëmijëve në zyren e presidentit të Federatës ruse. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR