• e enjte, 18 korrik 2024

Aktive zjarret afër Kalanjevës dhe Sirkovës 

Aktive zjarret afër Kalanjevës dhe Sirkovës 

Rosoman, 18 korrik 2024 (MIA) - Zjarret në Kalanjevë të Negotinës dhe Sirkovë të Rosomanit janë aktive, konfirmuan për MIA-n nga Qendra për menaxhim me kriza.

Në Kalanjevë janë duke u djegur pyje me kërcell të ulët dhe shkurre dhe siç informoi për MIA-n kryetari i Komunës së Rosomanit, Stojan Nikollov, nga lokacioni i djeshëm afër Sirkovës, zjarri është transferuar në afërsi të fshatit Mrzen.

Zjarri në rrethinën e Negotinës ka filluar të mërkurën e kaluar rreth orës 10:30, ndërsa në Sirkovë dje rreth mesditës. Në të dy vendet, shuarja e zjarrit ka përfshirë shuarje nga toja dhe ajri. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR