• e diel, 22 dhjetor 2024

Mickoski: Transiti i gazit përmes Maqedonisë është në favor të Evropës - punojmë në ndërtimin e interkonektorëve

Mickoski: Transiti i gazit përmes Maqedonisë është në favor të  Evropës - punojmë në ndërtimin e interkonektorëve

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski sot në fjalimin e tij në Samitin e Bashkësisë politike evropiane i cili u mbajt në Londër, foli për energjinë, ndërsa iu referua edhe çështjes energjetike për të cilën tha se sot është çështje e rëndësishme në botë në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës", kumtoi Pres shërbimi qeveritar.

"Të flasësh për energjinë në politikë është një gjë, ndërsa kur flitet për realizimin e projekteve energjetike nga aspekti teknik është krejtësisht ndryshe. Më lejoni të theksoj se realizimi i projekteve energjetike kërkon kohë, nuk mund ta imagjinoni dhe të realizoni menjëherë të njëjtën gjë. Duhet të bësh një plan, të bësh detyrat e shtëpisë dhe pastaj të kalosh një dekadë deri në realizim", theksoi Mickoski.

Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm në këtë plan, "sepse të gjitha vendet e rajonit dhe Evropës duhet të gjejnë një alternativë ndaj gazit rus dhe keqpërdorimit të tij për ndikim politik".

"Ne duhet të konsolidojmë planet tona dhe të punojmë së bashku, sepse pa dallim nëse jemi anëtare të BE-së apo kandidate për anëtarësim, duhet të punojmë së bashku, sepse jemi të gjithë të lidhur. Ne jemi një vend i vogël, nuk jemi një konsumator i madh i energjisë, por jemi një pjesë e rëndësishme sepse të gjitha kontratat tranzitore nëpër Ukrainë skadojnë deri në fund të vitit. Zgjidhja e vetme do të mbetet Rrjedhja jugore dhe ajo turke, që do të thotë se gazi rus dhe Rusia do ta përdorin atë për ndikim politik. Prandaj duhet të gjejmë një mënyrë për të zëvendësuar gazin rus me burime të tjera", tha kryeministri Mickoski.

Siç theksohet në kumtesë, "kryeministri Mickoski ka thënë se Maqedonia po punon me shpejtësi në fushën e energjetikës, punohet në ndërtimin e interkonektorëve dhe qëllimi është që shteti të luajë një rol të rëndësishëm në transitimin e ardhshëm deri në Azerbajxhan, Katar, atë amerikan apo burime të tjera të gazit në Evropë".

"Ne mund të jemi një faktor i rëndësishëm transitimi. Ne po përshpejtojmë ndërtimin e një interkonektori me Greqinë dhe së shpejti do të fillojmë me ndërtimin e një interkonektori me Serbinë. Me këtë dhe vendet e Evropës Qendrore do të kishin qasje më të mirë me gazin deri në Azerbajxhan, Katar, Kazak dhe SHBA. Transitimi përmes vendit tim është për të mirën e Evropës. Për këtë kemi një departament të ri në Qeveri, Ministrinë për Energjetikë, minierave dhe burimeve minerale e cila do të jetë përgjegjëse për këtë çështje, sepse dëshirojmë të jemi një lojtar i rëndësishëm në këtë sferë", tha Mickoski. rq/

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sektori për marrëdhënie me publikun

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR