• e martë, 24 dhjetor 2024

Murtezani Grigorjan: Bashkëpunim i suksesshëm me UNDP në arritjen e zhvillimit inkluziv dhe të qëndrueshëm dhe qëllimeve reformuese

Murtezani Grigorjan: Bashkëpunim i suksesshëm me UNDP në arritjen e zhvillimit inkluziv dhe të qëndrueshëm dhe qëllimeve reformuese

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim me Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në Maqedoninë e Veriut,  e theksoi gatishmërinë e Ministrisë së Çështjeve Evropiane dhe Qeverisë për avancimin e agjendës për integrime evropiane dhe zbatimin e reformave kyçe për arritjen e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm (SDGs).

Siç kumtuan nga Ministria, në takimin u riafirmua përkushtimi për avancimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në realizimin e aspiratave të vendit për të ardhme prosperuese e harmonizuar me standarde evropiane.

"Ministri Murtezani theksoi  Ai theksoi bashkëpunimin e suksesshëm me UNDP dhe agjencitë e OKB-së ndër vite, si partneri ynë në arritjen e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm dhe qëllimeve reformuese, që rrjedhin nga prioritetet nacionale. Murtezani shtoi se bashkëpunimi me UNDP-në është shembull shkëlqyer për bashkëpunim gjithëpërfshirës të donatorëve, i cili i përfshin të gjithë palët e interesuar relevant, si pushtetin nacional dhe atë lokal, donatorët, sektorin privat, mediat, si në procesin e planifikimit, ashtu edhe në procesin e realizimit", theksojnë nga Ministria.

Në takimin, Armen Grigorjan theksoi progresin e Maqedonisë së Veriut në sektorë të ndryshëm dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të UNDP-së për prioritetet zhvillimore të vendit. Ai nënvizoi rëndësinë e nismave për bashkëpunim në ballafaqimin e sfidave siç janë ndryshimet klimatike, përforcimi i gjithëpërfshirjes sociale dhe konvergjencës ekonomike që janë prioritet i UNDP-së për vendin. 

"Diskutimet në takim u fokusuan edhe në projektet e ardhshme të mbështetura nga UNDP, qëllimi i të cilëve është përforcimi i kapaciteteve institucionale dhe promovimin e rritjes gjithëpërfshirëse në vend. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e zgjerimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit, duke e shfrytëzuar ekspertizën dhe resurset për ndikim dhe përfitim maksimal  për të gjithë qytetarët. Ai përfundoi se UNDP është ekip që është i pranishëm në teren për të ndihmuar dhe se është partner i Republikës së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e IPA-s dhe të Agjendës reformuese", thuhet në kumtesën e Ministrisë. bsh/

Foto: Ministria e Çështjeve Evropiane

QËNDRONI TË LIDHUR