• e mërkurë, 03 korrik 2024

Aksident zinxhir në Hungari, mbi 30 persona të lënduar

Aksident zinxhir në Hungari, mbi 30 persona të lënduar

Shkup, 11 mars 2023 (MIA) - Mbi 40 vetura dhe kamionë janë përplasur në një aksident zinxhir në Hungari, në afërsi të Budapestit. Mediat hungareze informojnë se ka një numër të madh të personave të lënduar dhe vetura të djegura.

Aksidenti ka ndodhur sot pasdite rreth 25 kilometra në perëndim të Budapestit. Sipas informacioneve të para të cilat i publikojnë mediat hungareze, 20 vetura janë djegur në tërësi, ndërsa rreth 36 persona janë lënduar. Në vendin e ngjarjes janë dërguar shumë zjarrfikës, policë dhe ekipe të ndihmës mjekësore emergjente. 

Supozohet se shkak i përplasjes është era e fuqishme e cila ka bartur re pluhuri dhe e ka vështirësuar dukshmërinë në autostradën M-1. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR