• e premte, 22 nëntor 2024

Ahmeti në takim me Girin: BDI-ja është e përkushtuar në stabilitetin dhe hedh poshtë çdo përpjekje për inskenime të qëllimshme qeveritare për destabilizim

Ahmeti në takim me Girin: BDI-ja është e përkushtuar në stabilitetin dhe hedh poshtë çdo përpjekje  për inskenime të qëllimshme qeveritare  për destabilizim

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë, Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, David Gir, në të cilin, siç informojnë nga BDI, këmbyen mendime rreth Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bulgarinë, integrimin evropian, reformat në përputhje me pritjet e BE dhe legjitimitetin zgjedhor.

Ahmeti, thuhet në kumtesë, Girit ia elaboroi draft platformën për legjitimitet të përgaditur nga autori i Marrëveshjes së Ohrit Paul Uilliams dhe PILPG, mendimet e ekspertëve vendor dhe për hapat që do ti ndërmerr BDI dhe Fronti Evropian në mbrojtje të legjitimitetit. 

Lideri i BDI-së në takim gjithashtu foli për paralajmërimet tendencioze të kryeministrit Mickovski për destabilizim duke shfaqur shqetësim për inskenime të qëllimshme qeveritare për fajësim të të tjerëve me qëllim të defokusimit të opinionit nga dështimet e qeverisë. 

"BDI është përkushtuar për stabilitet, siguri, paqe, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe integrim europian dhe refuzon çdo tentativë inskenuese politike për destabilizim. Gjithashtu, mbetemi partner më i përkushtuar i Bashkimit Evropian dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një Maqedoni të veriut partnere dhe anëtare të NATO dhe BE", theksoi Ahmeti. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR