• e diel, 28 prill 2024

Ahmeti dhe Osmanovska nënshkruan marrëveshje koalicionimi për përfshirjen e Unionit të romëve në Frontin evropian

Ahmeti dhe Osmanovska nënshkruan marrëveshje koalicionimi për përfshirjen e Unionit të romëve në Frontin evropian

Shkup, 28 mars 2024 (MIA)- Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot në Shutkë nënshkroi marrëveshje për koalicion me Unionin e Romëve me çka kjo parti bëhet edhe zyrtarisht pjesë e Frontit Evropian.

Ahmeti marrëveshjen e nënshkroi me kryetaren e partisë Fatima Osmanovska, para bashkëqytetarëve rom të komunës në fjalë.

Ai doli garantues për të gjitha sfidat dhe tha se fitorja e frontit në zgjedhjet e dyfyshta është e sigurt.

Edhe Osmanovska tha se kjo marrëveshje do t’ju sjellë shumë benefite atyre si komunitet të cilët krah shqiptarëve do të rrugëtojnë të barabartë drejtë BE-së. Ajo ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm, çrrënjosjes së varfërisë dhe promovimit të vlerave të Bashkimit Evropian si dinjiteti njerëzor dhe demokracia.

"Bashkimit Evropian paraqet zhvillim të qëndrueshëm, çrrënjosje të varfërisë, promovim të paqes, mbrojtje e të drejtave të njeriut dhe vlerat mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian janë dinjiteti njerëzor, liria, demokracia, barazia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. Atëherë në cilin front duhet të vendoset komuniteti ynë rom nëse jo në frontin evropian, cilët partnerë duhet të zgjedhë komuniteti rom, nëse jo ata me të cilët ndajmë të njëjtin vizion, të njëjtën ideologji dhe të njëjtin qëllim, të barabartë”, tha Osmanoska.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti theksoi rëndësinë e koalicionimit mes dy komuniteteve, atij të romëve dhe shqiptarëve dhe forcën që Fronti Evropian do ta ketë në luftën kundër diskriminimit dhe margjinalizimit të çdo komuniteti. Ahmeti gjithashtu theksoi se ky front do të sjellë një fitore të padiskutueshme dhe absolute.

"Ju do e provoni partneritetin e BDI-së, nuk ka nevojë të bëni kërkesa sepse unë vij nga një komb i diskriminuar dhe magjinalizuar dhe të gjithë do të luftojmë kundër këtij diskriminimi sepse dhe komuniteti rom është pjesë e jona dhe ku më mirë se në Frontin Evropian arrihet kjo. Unë do të doja ta përgëzoj kryetarin e Shuto Orizarës për të gjitha punët që i ka bërë në komunën e tij dhe për të gjithë qytetarët e tjerë që ka vendosur bashkëpunim me komunitetin shqiptar në komunën e Shuto Orizarës. Unë me shumë përgjegjësi të lartë ju them se do na provoni dhe do të shikoni se çfarë partnerësh jem në bashkëpunim dhe në praktikë dhe jo vetëm në fjalë", ka thënë Ahmeti.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR