• e enjte, 17 tetor 2024

Agjencia Turke për Përballje me Fatkeqësi dhe Gjendje të Jashtëzakonshme: Pas tërmetit në mëngjes pati edhe 30 lëkundje të tjera, pa viktima apo të lënduar

Agjencia Turke për Përballje  me Fatkeqësi dhe Gjendje të Jashtëzakonshme: Pas tërmetit në mëngjes pati edhe 30 lëkundje të tjera, pa viktima apo të lënduar

 Ankara, 16 tetor 2024 (MIA) - Agjencia për Përballje me Fatkeqësi dhe Gjendje të Jashtëzakonshme (AFAD) në Turqi tha se pas tërmetit me intesitet 5.9 ballë sipas shkallës Rihter, që mëngjesin e sotëm e goditi pjesën lindore të shtetit,  ka pasur edhe 30 pasgoditje të tjera me intensitet 1.2 në 3 ballë, por se nga tërmeti nuk ka pasur viktima apo të lënduar, raportojnë mediat turke.

 Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit të Malatia.

Guvernatori i atij qyteti, Sedar Javuz, tha se disa ndërtesa janë dëmtuar rëndë, por nuk pati viktima.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR