• e shtunë, 23 nëntor 2024

Forcat ruse mbrëmë lëshuan 56 dronë drejt infrastrukturës energjetike të rajonit ukrainas Mikolaev

Forcat ruse mbrëmë lëshuan 56 dronë drejt infrastrukturës energjetike të rajonit ukrainas Mikolaev

Kiev, 17 tetor 2024 (MIA) - Forcat ruse gjatë natës së kaluar lëshuan 56 dronë në Ukrainë, duke synuar kryesisht infrastrukturën energjetike në rajonin jugor Mikollaev, deklaroi sot në mëngjes guvernatori rajonal Vitalij Kim.

Kim në kanalin e tij Telegram deklaroi se nuk kishte viktima në sulmin e natës, por se disa klientë mbetën pa energji.

Forcat Ajrore të Ukrainës precizuan se në sulmet janë goditur pesë objekte në rajonet afër vijës së frontit, transmetojnë mediat britanike.

Në kumtesën e BBC të Ukrainës, gjithashtu, bëhet e ditur se mbrojtja kundërajrore ka rrëzuar 22 dronë, por edhe se kanë humbur gjurmët e 27 fluturakeve pa pilot që sipas të gjitha gjasave kanë rënë në territorin ukrainas.

Kryetari i Kievit, Vitalij Kliçko deklaroi se mbetjet e dronëve ranë në oborrin e çerdhes në kryeqytet, por se infrastruktura nuk u dëmtua dhe nuk ka viktima.

Autoritetet rajonale në rajonin verilindor Sumi njoftuan se një sulm me dron shkaktoi zjarr në një ndërtesë administrative dhe dëmtoi dy makina. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR