• e hënë, 23 dhjetor 2024

UNIFIL: Një tank izraelit qëlloi dhe dëmtoi me qëllim një kullë vrojtimi të KB-së në jug të Libanit

UNIFIL: Një tank izraelit qëlloi dhe dëmtoi me qëllim një kullë vrojtimi të KB-së në jug të Libanit

Bejrut, 17 tetor 2024 (MIA) – Forcat paqësore të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) njoftuan se një tank izraelit me qëllim e ka sulmuar një kullë vrojtimi të misionit në Libanin jugor, me çka kulla është dëmtuar, ndërsa dy kamera janë shkatërruar. 

Në kumtesë bëhet e ditur se anëtarët e UNIFIL, të dislokuar në afërsi të fshatit Kfar Kela në jug të Libanit, dje kishin parë se një tank izraelit e sulmon stacionin e rojës, njoftoi “Tajms of Izrael”.

“Edhe një herë ne shohim qëllim të drejtpërdrejtë të qëllimshëm në pozicionin e UNIFIL”, thuhet në kumtesë.

Izraeli i ka bërë thirrje UNIFIL-it të largohet nga pozicionet e tij në Libanin jugor, në mënyrë që të mund të eliminojë anëtarët e grupit militant libanez Hezbollah në zonën afër kufirit me Izraelin. Pesë anëtarë të UNIFIL u plagosën në tre sulme të veçanta izraelite në Libanin jugor në ditët e fundit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR