Irani thotë se janë sulmuar dy objekte bërthamore
- Dy objekte të lidhura me programin bërthamor të Iranit janë sulmuar në Iran, por nuk është lëshuar asnjë material radioaktiv, kumtuan mediat shtetërore iraniane.
- Post By Fami Bajrami
- 20:12, 27 mars, 2026
Teheran, 27 mars 2026 (MIA) – Dy objekte të lidhura me programin bërthamor të Iranit janë sulmuar në Iran, por nuk është lëshuar asnjë material radioaktiv, kumtuan mediat shtetërore iraniane.
Agjencia e lajmeve IRNA kumtoi në një deklaratë në Telegram se kompleksi i ujit të rëndë Hondab në Iranin veriperëndimor u sulmua nga forcat amerikano-izraelite. IRNA citoi një zyrtar nga provinca Markazi e cila tha se nuk kishte viktima, raporton Bi-Bi-Si.
Një sulm i dytë goditi një fabrikë (yellowcake) në Ardakan, Jazd me çka autoritetet raportuan se nuk është lëshuar asnjë material radioaktiv jashtë vendit, krejt kjo sipas Agjencisë së lajmeve "Fars news" e lidhur me Korpusin e gardës revolucionare (IRCG).
Foto: Gugll maps