• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ageler: Lista e zezë e SHBA-së është dinamike dhe e hapur për emra të rinj

Ageler: Lista e zezë e SHBA-së është dinamike dhe e hapur për emra të rinj

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler deklaroi se "lista e zezë" e SHBA-së është mjaft dinamike dhe se vazhdimisht po diskutohet për emra të rinj. Ajo theksoi se nuk ka kornizë konkrete kohore për shtim të emrave të rinj në listë, sepse ky është vendim i Uashingtonit.

Në deklaratë për mediumet pas hapjes së Konferencës së parë për luftë kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, në bashkëpunim me Byronë për narkotikë ndërkombëtarë dhe zbatim të ligjit (INL), ambasadorja theksoi se lista është e hapur për plotësime.

"Lista e zezë e SHBA-së është mjaft dinamike, vazhdimisht diskutohet për emra. Nuk kam kornizë kohore, sepse ky është vendim i Uashingtonit, por, ju bindë se derisa flasim, ka emra të cilët janë marrë parasysh dhe çdoherë jemi të hapur drejt shtimit të personave të rinj në listë", tha ambasadorja.

Lidhur me çështjen për rekomandimet e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit për emërim të anëtarëve të Këshillit drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, ajo porositi të respektohen.

"Nuk kam hollësi konkrete, por do të theksoj se me rëndësi është këto komente dhe rekomandime të shqyrtohen me kujdes, në mënyrë që opinioni do të marrë përgjigje në pyetjet", theksoi Ageler. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR