Dy persona humbin jetën në një aksident në Shkup
- Dy persona humbën jetën sonte në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në udhëkryqin midis bulevardeve "8 Shtatori" dhe "Nikolla Karev" në Shkup.
- Post By Fami Bajrami
- 00:33, 24 maj, 2025
Shkup, 23 maj 2025 (MIA) - Dy persona humbën jetën sonte në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në udhëkryqin midis bulevardeve "8 Shtatori" dhe "Nikolla Karev" në Shkup.
Në aksident, një motoçikletë me targa të Shkupit ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni.
Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, rasti është raportuar në SPB Shkup sot në orën 18:23.
"Shoferi i motoçikletës dhe shoqëruesi kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së shpejtë", informon MPB-ja.
Foto: arkivi i MIA-s