• e premte, 23 janar 2026

Nikolloski: Kemi plane të mëdha që Posta e Maqedonisë të bëhet dominuese në treg, kemi filluar të investojmë në mjete dhe pajisje

Nikolloski: Kemi plane të mëdha që Posta e Maqedonisë të bëhet dominuese në treg, kemi filluar të investojmë në mjete dhe pajisje

Shkup, 2 janar 2025 (MIA) - E kemi konsoliduar Postën e Maqedonisë, një kompani shtetërore ku punonjësit luteshin të merrnin pagat e tyre me qeverinë e mëparshme. Tani, jo vetëm që kemi arritur të mos i largojmë nga puna punonjësit, por pagat dhe të gjitha të drejtat ligjore të punonjësve paguhen rregullisht, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i ftuar në TV Alfa, i cili paralajmëroi edhe modernizimin e Postës së Maqedonisë me 100 automjete të reja.

Siç kumtoi sot Ministria e Transportit, sipas Nikolloskit, "është e pasaktë që postat private ta marrin të gjithë tregun, ndërsa Posta ta mbajë barrën".

"Kur shikoni të ardhurat, me 75 përqind të tregut, Posta ka të ardhura prej rreth 11 milionë euro, ndërsa postat private me 25 përqind të tregut kanë rreth 18 milionë euro. Duhet ta korrigjojmë këtë, do të dhurojmë 100 furgonë, 90 prej të cilëve janë më të vegjël dhe 10 më të mëdhenj. Për më tepër, ka një softuer të ri, me të cilin po përpiqemi ta vendosim Postën në një pozicion të mirë dhe me ndryshime ligjore do ta ndihmojmë kompaninë të rritet më tej", thotë Nikolloski.

Ai paralajmëroi ristrukturimin e postave shtetërore, një plan që do të zbatohet në periudhën e ardhshme.

"Qeveria e mëparshme e LSDM-së donte ta shiste dhe në atë mënyrë ta zgjidhte problemin. Ju e dini që dy sekretarë të përgjithshëm janë ose nën hetim ose janë dënuar për atë që kanë bërë në lidhje me postën. Unë thashë edhe atëherë se për sa kohë që jam ministër, askush nuk do të shkarkohet nga puna dhe askush nuk është shkarkuar, megjithëse kishte kërkesa nga BE-ja për diçka të tillë. Thashë se do të arrijmë racionalizim dhe ulje të kostove, por duke përmirësuar punën dhe duke rritur fitimprurësinë", tha zëvendëskryeministri Nikolloski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR