• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aeroporti në Damask sërish jashtë funksionit për shkak të sulmeve ajrore izraelite, pohon një grup monitorues

Aeroporti në Damask sërish jashtë funksionit për shkak të sulmeve ajrore izraelite, pohon një grup monitorues

Damask, 27 nëntor 2023 (MIA) - Aeroporti në Damask dje përsëri u godit nga sulmet ajrore izraelite që e nxorrën jashtë funksionit, disa orë pasi rrifilluan fluturimet pas një sulmi të ngjashëm muajin e kaluar, kumtoi Observatori sirian për monitorimin e të drejtave të njeriut.

“Forcat ajrore izraelite kryen një tjetër sulm pasditen e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut  duke e çaktivizuar sërish”, kumtoi grupi i monitorimit.

Sipas Grupit, i cili gjithashtu raporton se një shpërthim ka rënë në aeroportin ushtarak në Maze, në një pjesë tjetër të kryeqytetit, objektivi i sulmit ishin pistat.

Një ushtar dhe dy punonjës të tjerë u plagosën në sulmin, i cili kishte në shënjestër "bazën e mbrojtjes ajrore në zonën Maze", kumtoi më vonë një grup monitorimi.

Një burim i ushtrisë siriane në kumtesën e cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve SANA tha se rreth orës 16:50 "armiku sionist ka kryer një sulm ajror me raketa nga rafshnalta e pushtuar e Golanit".

Sipas SANA, objektivi i sulmit ishte "aeroporti ndërkombëtar në Damask dhe disa objekte në rajonin e kryeqytetit", ndërsa sulmet e pamundësuan punën në aeroport dhe shkaktuan "dëme materiale".

Forcat siriane të Mbrojtjes Ajrore "shkatërruan shumicën" e raketave, shtohet në kumtesën. ls/

Foto: Arkiv/ ilustrim

 

QËNDRONI TË LIDHUR