Aeroportet në qytetet ruse Soçi dhe Kazanj janë mbyllur përkohësisht për arsye sigurie
- Për shkak të sigurisë së fluturimeve të aeroplanëve civilë, sot në mëngjes u vendosën kufizime të përkohshme për funksionimin e aeroporteve në Soçi dhe Kazanj, kumtoi agjencia ruse Rosaviacija.
Moskë, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Për shkak të sigurisë së fluturimeve të aeroplanëve civilë, sot në mëngjes u vendosën kufizime të përkohshme për funksionimin e aeroporteve në Soçi dhe Kazanj, kumtoi agjencia ruse Rosaviacija.
Në kumtesën theksohet se aeroportet përkohësisht "nuk pranojnë dhe as nuk dërgojnë fluturime".
Arsyet për këto kufizime nuk janë theksuar.
Kufizime për përdorimin e hapësirës ajrore ishin futur më parë në aeroportet në Volograd dhe Astrahan por tani janë hequr, kumtuan shërbimet e shtypit të atyre aeroporteve. ls/