Admirali italian Kavo Dragone e mori detyrën e kryesuesit me Komitetin ushtarak të NATO-s nga admirali Bauer
- Në selinë e NATO-s në Bruksel sot është mbajtur ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të detyres së kryesuesit të Komitetit Ushtarak të Aleancës në mes të ushtruesit aktual të kësaj pozite, admiralit holandez Rob Bauer dhe pasuesit të tij, admiralit italian Xhuzepe Kavo Dragone.
Bruksel, 17 janar 2025 (MIA) – Në selinë e NATO-s në Bruksel sot është mbajtur ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të detyres së kryesuesit të Komitetit Ushtarak të Aleancës në mes të ushtruesit aktual të kësaj pozite, admiralit holandez Rob Bauer dhe pasuesit të tij, admiralit italian Xhuzepe Kavo Dragone.
Ceremonia filloi me vendosjen e një kurore me lule nga Buer në momerialin e viktimave që humbën jetën në shërbim të Aleancës.
Në fjalimin e tij të lamtumirës, Admirali Bauer e theksoi rëndësinë e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet aleatëve të NATO-s, si në nivel politik ashtu edhe në atë ushtarak.
"Është me rëndësi kyçe që Komiteti të ruajë rolin e tij të pavarur në ofrimin e këshillave të pakufizuara në nivel politik", shtoi Bauer.
Kavo Dragone, në fjalimin e tij inaugurues, e theksoi ambicien e tij për të ndërtuar më tej bashkëpunim dhe kohezion midis aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.
"Të vetëm ndoshta do të shkojmë më shpejt, por së bashku mund të shkojmë më larg", theksoi Kavo Dragone.
Sipas tij, Aleanca ka rëndësie jetike në mjedisin e sotëm global.
"Ne jemi mburojë për të pafajshmit. Ne jemi ajo që qëndron midis lirisë dhe shtypjes", shtoi kryesuesi i ri i Komitetit ushtarak të NATO-s.
Në ceremoninë mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute, i cili e falënderoi admiralin Bauer për "shërbimin e tij të përkushtuar shumëvjeçar në NATO". ls/
Foto: NATO