• e enjte, 25 korrik 2024

Ademi: Qytetarët ia besua votën Bujar Osmanit dhe Frontit Evropian, presim fitire të madhe

Ademi: Qytetarët ia besua votën Bujar Osmanit dhe Frontit Evropian, presim fitire të madhe

Tetovë, 24 prill 2024 (MIA) - Pas përfumdimit të votimit në kuadër të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, në selinë e BDI-së, shefi i Shtabit zgjedhor Arbër Ademi e mbajti konferencën e parë për shtyp. Ai vlerësoi se ka pasur zgjedhje të lira, të cilat janë mbajtur në frymën demokratike dhe atmosferë krahasuese.

"Ky është suksesi ynë i përbashkët, për të cilat duam t'i urojmë të gjithë pjesëmarrësit tanë. Kemi treguar pjekuri demokratike, çfarë i ka hije një vendi anëtarë të NATO-s dhe vend negociues me Bashkimin Evropian. Kuptohet që t'i falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë votuar për kandidatin tonë dr. Bujar Osmanin. Me këtë ia kanë besuar votën e tyre të gjithë qytetarëve edhe për Fronitn Evropian. Duam të dimë që vullneti juaj është shënuar dhe ajo do të jetë pjesë e politikave të ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është e rëndësishme për atë çka është thelbi i demokracisë. Qytetarët të vendosin për veten, qytetarët të vendosin për të ardhmen e tyre dhe vullnetin e tyre të respektohet. Sot qytetarët e kanë treguar fjalën e tyre, ndërsa na takon neve që ta shndërrojmë këtë vullnet në aksion", deklaroi Ademi.                  

Në pyetjen e gazetarëve për rezultatet e votimit, Ademi tha se pret fitore.

Sipas tij, Fronti Evropian ka pasur fushatë të mundimshme dhe të vlefshme. mb/

Фото: МИА 

QËNDRONI TË LIDHUR