• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ademi: Dy deputetë nuk janë më pjesë e grupit parlamentar të BDI-së

Ademi: Dy deputetë nuk janë më pjesë e grupit parlamentar të BDI-së

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - Dy deputetë të BDI-së janë larguar nga grupi parlamentar i kësaj partie në Kuvend, konfirmoi sot koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi.

Bëhet fjalë për Izet Mexhtin, i cili dje paralajmëroi formimin e një lëvizjeje të re politike dhe Merita Kolçi Koxhaxhiku, ndërsa atyre më parë iu bashkua edhe Kastriot Rexhepi.

Në konferencën për shtyp në Kuvend, në pyetjen e një gazetari nëse nga sot tre deputetë të BDI-së nuk janë më pjesë e grupit të tyre parlamentar dhe nëse kjo do të thotë se grupi parlamentar i kësaj partie po shpërbëhet, Ademi ka treguar se bëhet fjalë për dy deputetë, ndërsa i treti Kastriot Rexhepi ka vepruar si deputet i pavarur dhe ka qenë në listën e LSDM-së, duke shprehur keqardhjen që për këtë janë informuar nga mediat.

"Na vjen keq që u informuam përmes mediave se dy deputetët tanë zgjodhën këtë rrugë. Ata u trajtuan mirë nga BDI-ja, mbanin pozita të larta dhe përgjegjësi institucionale dhe i besuan BDI-së që të ishin në atë përgjegjësi institucionale, prandaj duhet t'i pyesni për arsyet e vetë-largimit të tyre nga BDI. Por në mazhorancë nuk ndryshon asgjë, sepse pa këta deputetë u votua kjo Qeveri dhe u votua ky program qeveritar. Kështu që jemi në të njëjtat numra që kemi qenë më parë dhe në kohën e formimit të kësaj Qeverie jemi në të njëjtat shifra edhe tani. Shprehim vetëm keqardhjen tonë për gjithë atë që po ndodh, ndërsa kolegët tanë duhet të pyeten për arsyet", tha Ademi.

I pyetur nëse ka mjaft deputetë në mazhorancën parlamentare, ai tha se është çështje ditore politike, sepse ka parti politike opozitare që do të votojnë pa hezitim për perspektivën evropiane.

"Nëse një deputet do të jetë apo jo pjesë e shumicës parlamentare, kjo pyetje, duke folur për çështjen më të rëndësishme strategjike, është minore, thotë Ademi.

Për vizitën e Treshës së Vajmarit, ai tha se kanë pasur një takim konstruktiv me ministrat e çështjeve evropiane nga Gjermania, Franca dhe Polonia dhe se kanë marrë mesazhe të qarta.

"Të gjitha mesazhet ishin të qarta. Nëse duam të kundërshtojmë Rusinë, atëherë do të votojmë për ndryshimet kushtetuese. Ky ishte mesazhi kryesor. Nëse nuk jemi me Rusinë, atëherë do të votojmë për ndryshimet kushtetuese. Dhe kështu do të hapet rruga për anëtarësimin e vendit tonë në familjen evropiane dhe kështu do të vazhdojë përmirësimi ynë, i shtetit dhe i shoqërisë sonë në disa fusha, të cilat lidhen edhe me procesin e negociatave. Pra kemi pasur mesazhe direkte si asnjëherë më parë, duke pasur parasysh takimet e fundit që duhet të bëjmë", thekson Ademi.

Ai shprehu pritshmërinë që të gjitha partitë politike të reflektojnë dhe të marrin vendime, të cilat do të harmonizojnë politikat e tyre duke hapur perspektiva të reja për të gjithë qytetarët dhe se nuk do të udhëhiqen nga interesat e ngushta partiake që kanë të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme.

“Diskutuam të gjitha rrethanat, veçanërisht rrethanat që janë krijuar që nga viti i kaluar pas agresionit rus në Ukrainë, dhe përshpejtimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pres që të gjitha partitë politike të reflektojnë dhe të marrin vendime, të harmonizojnë politikat e tyre duke hapur perspektiva të reja për të gjithë qytetarët dhe të mos udhëhiqen nga interesa të ngushta partiake që kanë të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme. Të gjithë ne që jemi politikanë me orientim evropian dhe partitë politike që përfaqësojmë, padyshim që ndamë mendimin tonë se ndryshimet kushtetuese duhet të votohen sa më shpejt. Kryetari Xhaferi ndër të tjera tha se nuk duhet të merremi me histori, por konkretisht të fokusohemi në ndërtimin e mundësive dhe perspektivave të reja për qytetarët tanë", tha koordinatori i BDI-së, Arbër Ademi. ls/

Foto: Printskrin

Фото: принтскрин

 

QËNDRONI TË LIDHUR