• e premte, 20 dhjetor 2024

Ademi: Besojmë fuqishëm se Fronti Evropian me kandidatët tanë do të arrijë fitoren e radhës - plus 20 deputetë

Ademi: Besojmë fuqishëm se Fronti Evropian me kandidatët tanë do të arrijë fitoren e radhës - plus 20 deputetë

Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Fronti Evropian mbrëmë deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka dorëzuar listat me bartësit e të gjithë 120 kandidatëve për deputetë në gjashtë njësitë zgjedhore të Frontit "Po Evropës, jo Rusisë". Në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit, Fronti Evropian do të garojë për çdo votë të secilit qytetarë pa dallime etnike. Fuqishëm besojmë se Fronti Evropian me kandidatët tanë do të arrijë fitoren e ardhshme - plus 20 deputetë, theksoi sot në deklaratën për media Arbër Ademi.

"Në njësinë zgjedhore një bartës i listës do të jetë Blerim Bexheti, pas tij Ilir Hasani, Hatixhe Topalli, Naim Bajrami, Munir Kolashinac, Besarta Alija, Sheval Nuredini, Imran Velija, Drenusha Grazhdani Shurdhani, Faruk Abdiu. Në njësinë zgjedhore dy, bartës i listës do të jetë Sadulla Duraku, pastaj Skender Rexhepi Zejd, Diana Toska, Elmi Aziri, Bastri Bajrami, Fatima Osmanovska, Berat Ajdari, Visar Durak, Flora Hajdari Musliu, Semra Karishiq", informoi Ademi.

Në njësinë e tretë, bartës i listës është Sulejman Baki, ndërsa në njësinë e katërt - Enver Husein.

Në njësinë zgjedhore pesë bartës i listës është Ziadin Sela i ndjekur nga Musa Xhaferi, pastaj Arbana Palloshi, Ismail Jahoski, Fehmi Skender, Premtime Zulali Deliaj, Mevmed Halili, Arjeta Alla, Alen Dearovski, Jetmir Ajredini.

Njësia e gjashtë zgjedhore udhëhiqet nga arkitekti kryesor i Frontit Evropian, Ali Ahmeti, i ndjekur nga kryeministri i parë shqiptar - Talat Xhaferi, pastaj Ilire Dauti, Menduh Thaçi, Rina Ajdari, Bejxhan Iljas, Ilir Demiri, Salih Murat, Fatmire Isaku, Merita Mustafai, Arianit Hoxha, Arta Bilalli Zendeli, Atnan Neziri, Emir Sulejmani, Artina Qazimi, Shpresa Lutfia, Xhemile Saliji, Valon Asani, Valdet Xhaferi dhe Faton Ahmeti.

Fronti evropian, theksoi Ademi, ka mbështetur fuqishëm Programin dhe kauzën e përbashkët – integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe parandalimin e politikave dhe ndikimeve ruse në vend dhe më gjerë.

"Ndryshimet kushtetuese, integrimet evropiane, fqinjësia e mirë, lufta e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, marrëveshja kornizë ekonomike, janë fjalët kyçe të programit të përbashkët. Ne besojmë fuqishëm se Fronti Evropian me kandidatët tanë do të arrijë fitoren e radhës - fitoren më të thellë të regjistruar ndonjëherë ose shkurt plus 20 deputetë. Kemi dëshmuar se ky vend mund të udhëhiqet, por edhe të menaxhohet shumë mirë dhe më mirë nga një shqiptar. Këtë e ka dëshmuar edhe kryetari i Kuvendit, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi", theksoi Ademi.

Kjo u dëshmua siç shtoi ai, me “diplomacinë e jashtëzakonshme të shtetit kur Ministria e Punëve të Jashtme drejtohej nga Bujar Osmani”. Kjo do të ndodhë edhe pas 8 majit, kur, sipas tij, presidenti i shtetit do të jetë Bujar Osmani.

"Në mandatin e ardhshëm na pret shumë punë. Kandidatët për deputetë të Frontit Evropian janë persona që dëshmuan se me dashuri, përkushtim dhe përgjegjësi kryejnë detyrat e tyre dhe kujdesen për qytetarët dhe shtetin. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, pavarësisht përkatësisë etnike, të mbështesin Frontin Evropian dhe presidentin e ardhshëm Bujar Osmanin. Ta mbështesim kauzën 'Po Evropës, jo Rusisë' që solli ndryshime të thella në vend – anëtarësim të plotë në NATO, zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë për të gjithë. Le të jetë e suksesshme rruga jonë progresive", tha Ademi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR