Abas: Autoriteti palestinez është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e plotë në Gazë
- Autoriteti Palestinez është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e plotë në Gazën e pasluftës, theksoi presidenti palestinez Mahmud Abas në deklaratën e tij të parë pas shpalljes së marrëveshjes për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, e cila duhet të të fillojë të dielën.
Jerusalem, 18 janar 2025 (MIA) - Autoriteti Palestinez është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e plotë në Gazën e pasluftës, theksoi presidenti palestinez Mahmud Abas në deklaratën e tij të parë pas shpalljes së marrëveshjes për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, e cila duhet të të fillojë të dielën.
“Qeveria palestineze ka përfunduar të gjitha përgatitjet për të marrë përgjegjësinë e plotë në Gazë, duke përfshirë të zhvendosurit, ofrimin e shërbimeve bazë, menaxhimin e kalimeve dhe rindërtimin e territoreve të shkatërruara në luftë”, thuhet në deklaratën me shkrim të Abasit.
Autoriteti palestinez, në të cilin dominon partia Fatah e Abasit, kontrollon pjesë të territorit tjetër palestinez në Bregun Perëndimor, i cili është nën pushtimin izraelit. Gaza drejtohet nga Hamasi që nga viti 2007, pasi mundi forcat besnike të rivalit Fatah.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyjhu deri më tani ka hedhur poshtë çdo rol të Autoritetit Palestinez në Gazë, duke refuzuar të propozojë një alternativë, nën presionin e partnerëve të tij të ekstremit të djathtë që duan të krijojnë vendbanime hebraike në Gazë. ls/
Foto: EPA