Është lënduar një person me armë zjarri në afërsi të poliklinikës Bit Pazar
- Një person është lënduar me armë zjarri në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup. Personi i lënduar me plagë nga arma e zjarrit në këmbë është dërguar në spital, ndërsa policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:42, 7 shkurt, 2024

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Një person është lënduar me armë zjarri në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup. Personi i lënduar me plagë nga arma e zjarrit në këmbë është dërguar në spital, ndërsa policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.
"Sot (07.02.2024) nga SPQ "Shën Naumi i Ohrit" në SPB Shkup është paraqitur se tek ata është dërguar P.P. (24) me plagë nga arma e zjarrit në këmbë, ndërkaq, sipas paraqitjes, ndaj tij në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup ka shtënjë një person. Sipas informatave fillestare, ndaj P.P. ka shtënë R$.SH.. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit", informojnë nga MPB.
Nga MPB theksojnë se këto janë informata fillestare, ndërsa gjatë ditës do të dalin me më shumë informata. ab/
Foto: МIА arkivi