Është hapur vendkalim i ri kufitar për kamionë në kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë
- Nëpër vendkalimin e ri Uhrinov-Dolhobiçuv në kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë kaluan 30 kamionët e parë.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:11, 4 dhjetor, 2023

Kiev, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Nëpër vendkalimin e ri Uhrinov-Dolhobiçuv në kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë kaluan 30 kamionët e parë.
Kievi zyrtar pret që hapja e këtij vendkalimi do t'i zhbllokojë korridoret kryesore tokësore në periudhë të grevës së shoferëve polakë të kamionëve, kumtoi sot shërbimi kufitar ukrainas.
Kamionistët polakë janë në grevë prej 6 nëntorit për shkak të, siç thuhet, pozitës së tyre të nënshtruar në raport me kolegët e tyre ukrainas, ndërkaq si rezultat i asaj, janë bllokuar katër vendkalime kufitare. ab/
Foto: ЕPА