• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është arritur marrëveshje për krijimin e një Drejtorie të BE-së për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

Është arritur marrëveshje për krijimin e një Drejtorie të BE-së për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

Bruksel, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian sot arritën marrëveshje të përkohshme për krijimin e një drejtorie të re të Unionit për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit (AMLA), e cila synon të mbrojë qytetarët dhe sistemin financiar në bllokun e pastrimit të parave të paligjshme dhe nga sigurimi i mbrojtjes financiare për terroristët. 

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sipas të dakorduarës, AMLA do të ketë kompetenca mbikëqyrëse mbi subjektet me rrezik të lartë në sektorin financiar. Për momenti nuk është dakorduar se ku do të jetë selia e këtij institucioni , çështje që duhet të harmonizohet në fazat e ardhshme të miratimit të rregullores.

Parashikohet AMLA të përforcojë efikasitetin e kuadrit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, përmes krijimit të një mekanizmi të integruar me organet mbikëqyrëse kombëtare për të garantuar respektimin e detyrimeve për këtë çështje nga institucionet financiare. Përveç kësaj, AMLA do të ketë për detyrë të ofrojë mbështetje për sektorët jofinanciar dhe koordinimin e shërbimeve të intelegjencës  financiare në vendet anëtare të BE-së.

Përveç kompetencave mbikëqyrëse, AMLA do të ketë gjithashtu autoritetin për të vendosur gjoba me para për shkelje të rënda, sistematike ose të vazhdueshme të rregullave për luftë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Drejtoria gjithashtu do të monitorojë nëse subjektet financiare kanë vendosur politika dhe procedura të brendshme për të siguruar respektimin e sanksioneve të vendosura për ngrirjen dhe konfiskimin e aseteve.

AMLA do të drejtohet nga një Bord Kryesor, i përbërë nga përfaqësues të organeve mbikëqyrëse dhe agjencive të inteligjencës financiare nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, si Bord Ekzekutiv, i përbërë nga një president dhe pesë anëtarë të pavarur me kohë të plotë pune.

Në fazën tjetër, teksti i miratuar i vendimit për krijimin e AMLA-së do t'u dërgohet për miratim përfaqësuesve të vendeve anëtare dhe Parlamentit Evropian. Nëse ata e miratojnë vendimin, ai do të duhet të votohet zyrtarisht nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR