Zëvendës-sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, do ta vizitojë Bullgarinë
- Zëvendës-sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, do ta vizitojë Bullgarinë më 7 dhe 8 shtator, thuhet në njoftimin për media të NATO-s.
- Post By Qefsere Abduli
- 18:02, 5 shtator, 2025
Bruksel, 5 shtator 2025 (MIA) - Zëvendës-sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, do ta vizitojë Bullgarinë më 7 dhe 8 shtator, thuhet në njoftimin për media të NATO-s.
Ajo do të zhvillojë disa takime dypalëshe.
Gjatë vizitës, Shekerinsa do t'i vizitojë ushtarët e Grupit luftarak multinacional të NATO-s “Bullgaria” në bazën në Novo Sellë dhe do të monitorojë ushtrimin e NATO-s për përgjigje të shpejtë “Bullgaria 2025” në Qendrën e trajnimit profesional në Montana.
Ajo, gjithashtu, do të mbajë fjalim në Klubin Atlantik, njoftoi NATO. qa/