• среда, 15 април 2026

Është ngritur hetim kundër ish-shefit të Fronteksit për shkak të dyshimit për maltretim të emigrantëve

Është ngritur hetim kundër ish-shefit të Fronteksit për shkak të dyshimit për maltretim të emigrantëve

Paris, 24 mars 2026 (MIA) – Gjykata e Apelit në Paris sot ka nisur hetim kundër ish-shefit të agjencisë së BE-së për roje kufitare dhe bregdetare (Fronteks), Fabris Lexheri, për shkak të akuzave për bashkëpjesëmarrje në krime kundër njerëzimit.
 
Lexheri, i cili është eurodeputet nga partia franceze e ekstremit të djathtë “Lidhja kombëtare”, refuzoi të komentojë lajmin për hetimin, duke thënë se nuk është i njohur me vendimin e gjykatës. Nëse prokurorët ngrenë aktakuzë kundër Lexherit, do të kërkohet heqja e imunitetit të tij si anëtar i Parlamentit Evropian, gjë që do të kërkonte një votim parlamentar.

Lexheri dha dorëheqje nga funksioni shef i Fronteksit në vitin 2022 pas akuzave disavjeçare nga grupet për të drejtat e njeriut, se ai organ i ka maltretuar emigrantët në kufijtë e jashtëm të BE-së nën udhëheqjen e tij, që filloi në vitin 2015, në kulmin e krizën së emigrantëve në Evropë. 

Gjykata në Paris vendosi të nisë hetimin më 18 mars pas ankesës së Ligës Franceze për të Drejtat e Njeriut (LDH) dhe shoqatës për të drejtat e migrantëve “Utopia 56” ndaj një vendimi të mëparshëm të një gjyqtari hetues për të hedhur poshtë padinë kundër Lexherit, në të cilën theksohet se ai i ka nxitur agjentët e Fronteksit të ndihmojnë autoritetet libiane dhe greke në ndalimin e anijeve me migrantë për të penguar hyrjen e tyre në BE.

Gjykata e Apelit vendosi se ekzistojnë arsye për nisjen e një hetimi gjyqësor dhe konstatoi se ankesa është “pjesërisht e bazuar”, theksoi një burim i paemëruar. ls/

Foto: EPA
 
 
 

Остани поврзан