• петок, 17 април 2026

Zelenski: Ukraina negocion me vendet e Lindjes së Mesme për furnizim të naftës

Zelenski: Ukraina negocion me vendet e Lindjes së Mesme për furnizim të naftës

Kiev, 28 mars 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se Kievi punon në arritjen e marrëveshjes me vendet e Lindjes së Mesme për dërgesën e naftës, lloj karburanti që është në mungesën më të madhe në vend.

Zelenski ka folur për mediat ukrainase gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme, ku paraprakisht kumtoi se Ukraina dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Ky dokument hedh themelet për marrëveshje të ardhshme, bashkëpunim teknologjik dhe investime. Zelenski tha se me ministrat e tij dhe me kompaninë shtetërore "Naftogaz" bisedon për zgjidhjen e mungesës potenciale, duke theksuar se 90 për qind e deficitit energjetik bie pikërisht mbi karburantin dizel.

Zelenski sqaroi se marrëveshja kornizë është nënshkruar para takimit të tij me princin e kurorës saudite Mohamed bin Salman al Saud.

Ukraina njëkohësisht e përforcon rolin e saj në rajon përmes dërgimit të mbi 220 ekspertëve të cilët i këshillojnë vendet e Lindjes së Mesme se si të përballen me sulmet nga dronët, të cilat shkaktuan dëme të mëdha ndaj infrastrukturës energjetike në të gjithë rajonin. sa/

foto: DPA arkivi

Остани поврзан