Viktima e parë në zjarret katastrofale në Australi
- – Të paktën një person humbi jetën në zjarret pyjore të cilat vazhdojnë të përhapen në gjithë shtetin federal australian Viktoria, njoftuan sot autoritetet lokale.
Sidnej, 11 janar 2026 (MIA) – Të paktën një person humbi jetën në zjarret pyjore të cilat vazhdojnë të përhapen në gjithë shtetin federal australian Viktoria, njoftuan sot autoritetet lokale.
Policia në Viktoria konfirmoi se janë gjetur mbetje njerëzore në zonën e goditur nga zjarri në Llongvud, rreth 100 metra nga një automjet, pasi shërbimet arritën të hynin në terrenin e djegur.
Deri më tani janë djegur më shumë se 350.000 hektarë tokë, ndërsa janë shkatërruar mbi 300 objekte. Kryeministrja e Viktorias, Xhasinta Alan, deklaroi se në shtet aktive janë 32 zjarre, prej të cilëve 10 janë vatra të mëdha. Ajo paralajmëroi se “më e keqja ende nuk ka kaluar”.
Qeveria australiane premtoi pako mbështetjeje prej 19,5 milionë dollarë australianë (rreth 13 milionë dollarë amerikanë) për të goditurit nga katastrofa. Kryeministri Entoni Albaneze tha se mbështetja përfshin ndihmë të njëfishtë për rimëkëmbje dhe mjete për ushqim për bagëti për bujqit.
Njëkohësisht, në veri të vendit, mijëra njerëz në shtetin Kuislend janë pa energji elektrike për shkak të erërave të fuqishme dhe shiut të shkaktuara nga cikloni tropikal “Koxhi”. Kryeministri i Kuislendit, Dejvid Krisafuli, paralajmëroi se rreziku nga vërshimet mbetet i lartë në ditët në vijim. fc/
Foto: EPA