UNICEF: Për shtatë ditë në Lindjen e Mesme u vranë afro 200 fëmijë
- – Afro 200 fëmijë janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i sulmeve izraelite-amerikane ndaj Iranit, njoftoi Fondi për Fëmijë në kuadër të Kombeve të Bashkuara (UNICEF).
Nju – Jork, 6 mars 2026 (MIA) – Afro 200 fëmijë janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i sulmeve izraelite-amerikane ndaj Iranit, njoftoi Fondi për Fëmijë në kuadër të Kombeve të Bashkuara (UNICEF).
Të paktën 181 fëmijë janë vrarë në Iran, shtatë në Liban, tre në Izrael dhe një në Kuvajt.
Fëmijët nuk i fillojnë luftërat, por për ato paguajnë çmim jashtëzakonisht të lartë. Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme tashmë kishte ndikim shkatërrues ndaj fëmijëve, theksohet në kumtesën e UNICEF-it.
Sipas Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC), më 28 shkurt, ditën e parë të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ishte goditur një shkollë për vajza në Minab në jug të Iranit, me çka u vranë të paktën 175 nxënëse.
Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, i akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për vrasjen e nxënëseve.
Ushtria izraelite thotë se nuk ka pasur sulme izraelite ose amerikane në zonë, ndërsa SHBA-ja thotë se sulmon vetëm caqe ushtarake, ndërsa për sulmin në Minab paralajmëruan hetim. fc/
Foto: EPA