• понеделник, 16 март 2026

UEFA e anuloi Finalisima 2026

UEFA e anuloi Finalisima 2026

Nion, 15 mars 2026 (MIA) - Asociacioni evropian i futbollit (UEFA) e anuloi Finalisima 2026.

Ndeshja mes kampionëve të Evropës dhe të Kopa Amerikas në vitin 2026 u anulua për shkak të pamundësisë që të dakordohet data dhe vendi i ndeshjes.

Përballja mes Argjentinës dhe Spanjës në filim u caktua të mbahet në Katar, por u anulua për shkak të eskalimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas UEFA-s, Argjnetina e ka hedhur posht opsionin që ndeshja të luhet në stadiumin "Santiago Bernabeu" në Madrid.

Dy ndeshje në Madrid dhe Buenos Ajres po ashtu nuk ka mundur të dakordohen, as nuk ka mundur të gjendet një stadium adekuat evropian për ndeshjen, e cila do të mbahej më 27 ose 30 mars.

Argjentina propozoi që ndeshja të luhet pas Kampionatit botëror në vitin 2026, por edhe ky opsion nuk u dakordua. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан