Të paktën 16 të vdekur nga zjarri në një shtëpi për të moshuar në Indonezi
- Nga zjarri në një shtëpi për të moshuar në Indonezi mbrëmë humbën jetën 16 njerëz, njoftoi policia lokale.
Manado, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Nga zjarri në një shtëpi për të moshuar në Indonezi mbrëmë humbën jetën 16 njerëz, njoftoi policia lokale.
Zjarri shpërtheu ndërsa banorët e ndërtesës në katin përdhesë në qytetin Manado, në provincën Sulavesi Verior, ishin në gjumë. Policia njoftoi se 15 persona janë djegur, ndërsa trupi i një viktime tjetër nuk është përfshirë nga flakët.
Të mbijetuarit, gjithsej 15 persona, janë dërguar në dy spitale në Manado, ndërsa zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin më shumë se dy orë. Në shpëtimin e disa banorëve të shtëpisë kanë ndihmuar edhe fqinjët.
Në raportin e parë policor, citohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt i instalimit të energjisë elektrike, por autoritetet lokale më vonë deklaruan se arsyet ende po hetohen. sa/
Foto: X skrinshot