• четврток, 09 април 2026

Të paktën 15 të lënduar pasi një automobil u përplas me turmën në shtetin amerikan Luiziana

Të paktën 15 të lënduar pasi një automobil u përplas me turmën në shtetin amerikan Luiziana

Uashington, 5 prill 2026 (MIA) – Të paktën 15 persona janë lënduar, disa seriozisht, pasi një automobil u përplas me turmën në afërsi të një ngjarjeje publike në Iberinë e Re, në shtetin amerikan Luiziana, njoftuan përfaqësues të policisë. 

Policia shtetërore e Luizianës tha se arrestoi 57-vjeçarin Tod Landri dhe e akuzoi për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 18 akuza për shkelje nga pakujdesia e shkallës së parë dhe drejtim të pakujdesshëm pas incidentit. Ai akuzohet gjithashtu për posedim të një shisheje të hapur me alkool në automjetin e tij. fc/

Foto: Printskrin

 

Остани поврзан