• вторник, 30 декември 2025

Të paktën 10 viktima gjatë përmbysjes së autobusit në Meksikë

Të paktën 10 viktima gjatë përmbysjes së autobusit në Meksikë

Meksiko Siti, 26 dhjetor 2025 (MIA) – Të paktën dhjetë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan pasi një autobus u përmbys dhe ra në një përrua në Meksikë në prag të Krishtlindjeve, kumtuan mbrëmë autoritetet lokale.

Aksidenti ndodhi më 24 dhjetor pasditen e orës lokale në shtetin verior meksikan Verakruz, sipas portalit meksikan "Milenio".

Sipas raporteve fillestare, shoferi humbi kontrollin e autobusit, pas së cilës automjeti ra në një përrua rreth 200 metra të thellë dhe përfundoi pranë një lumi.

Sekretariati për Mbrojtje civile tha se shërbimet shtetërore po koordinojnë operacionin e shpëtimit, ndërsa të lënduarit janë transferuar në spitalet pranë. Organet kompetente po vazhdojnë hetimin për shkaqet e aksidentit.

Foto: arkivi i EPA-s

 

Остани поврзан