• петок, 20 февруари 2026

Treni del nga shinat për shkak të një orteku në Zvicër, besohet se ka shumë të lënduar

Treni del nga shinat për shkak të një orteku në Zvicër, besohet se ka shumë të lënduar

Gjenevë, 16 shkurt 2026 (MIA) - Një tren doli nga shinat këtë mëngjes për shkak të një orteku pranë fshatit zviceran Gopenshtajn në kantonin Vale, ndërsa policia dyshon se në aksident janë lënduar shumë persona, raportojnë mediat zvicerane. 

Aktualisht është duke u zhvilluar një operacion shpëtimi.  

Në momentin kur treni doli nga shinat, sipas faqes së internetit të Pomonas, në të ndodheshin rreth 80 pasagjerë, raporton shërbimi publik zviceran Er-te-es. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан