• вторник, 30 декември 2025

Tre policë turq e humbën jetën në këmbimin e zjarrit me pjesëtarë të SHI-së

Tre policë turq e humbën jetën në këmbimin e zjarrit me pjesëtarë të SHI-së

Ankara, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Gjatë operacionit antiterrorist në krahinën turke Jallova kundër pjesëtarëve të Shtetit islamik jetën e humbën tre policë, ndërsa nëntë janë lënduar.

Militantët sot në mëngjes hapën zjarr derisa policët janë afruar drejt shtëpisë ku kanë qenë pjesëtarët e SHI-së. Në këmbimin e zjarrit jetën e humbën gjashtë pjesëtarë të SHI-së.

Në aksionin antiterrorist ishin përfshirë edhe forcat speciale nga provinca fqinje e Bursës. Për shkak të incidentit të armatosur janë mbyllur pesë shkolla.

Rregullatori turk për mediume elektronike vendosi ndalesë të përkohshme për raportim për këmbimin e zjarrit, me udhëzime për publikim vetëm të informatave zyrtare.

Autoritetet turke i intensifikuan përpjekjet për luftë kundër terrorizmit para festimeve të fundvitit, pas paralajmërimeve zbuluese për sulme të mundshme nga ana e SHI-së.

Policia në Stamboll më 25 dhjetor arrestoi 115 anëtarë të dyshuar të SHI-së në bastisje të 124 lokacioneve pasi që mori informata se grupi planifikon sulme gjatë festave rë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Janë lëshuar urdhër-arreste për 137 persona, ndërsa policia konfiskoi armë dhe municion. Gjurmimi për 22 të dyshuarit e tjerë është në rrjedhë. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан