Trampi ndërron 30 ambasadorë
- – Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, ndryshon 30 diplomatë nga karriera nga pozita të ambasadorëve dhe të tjera në ambasada.
Uashington, 22 dhjetor 2025 (MIA) – Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, ndryshon 30 diplomatë nga karriera nga pozita të ambasadorëve dhe të tjera në ambasada.
Kjo ndodh në kuadër të përpjekjeve për riformësim të përfaqësive diplomatike amerikane dhe vendosje të kuadrove për të cilin konsiderohet se plotësisht i mbështet prioritetet e Trampit nga “Amerika në vend të parë”, transmeton Beta duke iu referuar Asoshiejtes pres.
Shefat e misioneve në të paktën 29 vende u njoftuan javën e kaluar se mandatet e tyre do të përfundonin në janar, thanë dy zyrtarë të Departamentit të Shtetit, duke folur në kushte anonimiteti. Ata që preken nga ndryshimet nuk do t'i humbasin vendet e tyre të punës në shërbimin e punëve të jashtme dhe do të kthehen në Uashington për detyra të tjera nëse zgjedhin t'i marrin ato, thanë zyrtarët.
Të gjithë ambasadorët e tërhequr morën detyrën gjatë administratës së presidentit Xho Bajden, por mbetën në ato vende pas “pastrimit” fillestar në fillim të mandatit të dytë të Trampit në janar, kur cak ishin kryesisht funksionarë të emëruar politikë.
Departamenti i Shtetit nuk komentoi mbi numrin specifik të kuadrit apo ambasadorëve të prekur, por tha se ky ishte një proces standard në çdo administratë. Siç u tha, ambasadori është "një përfaqësues personal i presidentit dhe është prerogativë e presidentit të sigurojë që ka individë në këto vende që çojnë përpara agjendën e tij 'Amerika e para'".
Më së shumti e goditur nga ndryshimet është Afrika, ku janë tërhequr ambasadorët nga 13 vende – Burundi, Kameruni, Ishujt e Kepit të Gjelbër, Gaboni, Bregu i Fildishtë, Madagaskari, Mavriciusi, Nigeria, Nigeri, Ruanda, Senegali, Somalia dhe Uganda.
Në vendin e dytë është Azia me ndryshime të ambasadorëve në gjashtë vende – Fixhi, Laos, Ishujt Marshall, Guinea Papa e Re, Filipinet dhe Vietnami.
Në Evropë, ndryshime do të ketë në Armeni, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Sllovakia.
Në Lindjen e Afërt në dy shtete – Algjeria dhe Egjipti, aq sa edhe në Azinë e Jugut dhe Qendrore – në Nepal dhe Sri Lankë, si dhe në Hemisferën Perëndimore – në Guatemalë dhe Surinam. fc/
Foto: DPA