• петок, 20 март 2026

Trampi e konfirmoi sulmin ndaj Iranit

Trampi e konfirmoi sulmin ndaj Iranit

Uashington, 28 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, konfirmoi se SHBA ka filluar sulme ndaj Iranit në videon tetëminutëshe të publikuar në profilin e tij në "Truuth Social".

Në video, Trampi konfirmoi se SHBA ka filluar "operacione të mëdha luftarake" kundër Iranit.

Ai gjithashtu thotë se qëllimi i fushatës është të "mbrohet populli amerikan" dhe të eliminohen kërcënimet e drejtpërdrejta që i paraqet regjimi iranian, i cili e quajti atë "një grup njerëzish të lig shumë të tmerrshëm".

Ai tha se aktivitetet kërcënuese të Iranit drejtpërdrejtë e rrezikojnë SHBA-në, trupat e saj, bazat jashtë vendit dhe aleatët në mbarë botën.

"Regjimi iranian brohorit "Vdekje për Amerikën" tashmë 47 vjet dhe udhëheq një fushatë të pamëshirshme të gjakderdhjes dhe vrasjeve masive, duke synuar SHBA-në, trupat tanë dhe njerëzit e pafajshëm në shumë vende", tha Trampi.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, tha më parë se Izraeli kishte nisur një sulm parandalues ​​ndaj Iranit për të eliminuar kërcënimet ndaj sigurisë së vendit dhe se ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë vendin.

Sipas një burimi të sigurisë izraelite, sulmi aktual është një operacion i përbashkët SHBA-Izrael. sa/

">

 

Остани поврзан