• понеделник, 12 јануари 2026

Tramp: Nuk ka më naftë apo para për Kubën, zero

Tramp: Nuk ka më naftë apo para për Kubën, zero

Uashington, 11 janar 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, sot propozoi që Kuba të lidhë marrëveshje me SHBA-në sepse ishulli tashmë nuk do të marrë naftë apo para nga Venezuela.

Venezuela është furnizuesi më i amdh i naftës në Kubë, por prej se forcat ushtarake amerikane e robëruan dhje e mrën presidentin e Venezuelës, Nikollas Maduro, Trampi me sukse kreu presion ndaj presidentes së përkohshme të vendit, Delsi Rodrigez, e cila tani dërgon naftë venezuelase në Shtetet e Bashkuara.

"Nuk ka më naftë apo para për Kubën, zero! Sinqerisht propozoj të lidhin marrëveshje para sse të jetë shumë vonë", shkroi sot Tramp në platformën e tij "Truth Social". "Me vite Kuba jetonte nga sasi të mëdha të naftës dhe parave nga Venezuela", shtoi Tramp.

Agjencitë amerikane të zbulimit shfaqën pasqyrë të errët për situatën ekonomike dh epolitike në Kubë, por vlerësimet e tyre nuk janë në pajtim me parashikimin e Trampit se ishulli është "gati të shpërbëhet", kumtuan dje tre burime të njoftuara me vlerësimet e besueshme.

CIA beson se sektorët kyç të ekonomisë kubane, siç janë bujqësia dhe turizmi, janë seriozisht të ngarkuara nga ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, sanksionet tregtare dhe probleme të tjera.

Humbja potenciale e importit të naftës dhe mbështetjes tjetër nga Venezuela, aleat kyç i Kubës me dekada, mund ta vështirësojë punën e administratës që sundon në Kubë prej se Fidel Kastro e kryesoi revolucionin në vitin 1959. ab/

 

Остани поврзан