Tramp: Irani detyrohet të lëshojë pe nën presionin e sulmeve amerikane dhe izraelite
- Presidenti amerikan Donald Tramp në rrjetin e tij social "Truth Social" tha se Irani ishte sulmuar rëndë, duke pretenduar se Teherani u detyrua të dorëzohej nën presionin e sulmeve amerikane dhe izraelite.
Uashington, 8 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp në rrjetin e tij social "Truth Social" tha se Irani ishte sulmuar rëndë, duke pretenduar se Teherani u detyrua të dorëzohej nën presionin e sulmeve amerikane dhe izraelite.
Trampi tha se Irani u kishte kërkuar falje fqinjëve në Lindjen e Mesme dhe kishte premtuar se nuk do t'i sulmonte më.
"Ky premtim është dhënë vetëm për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga SHBA dhe Izraeli, shkroi Trampi.
Ai shtoi gjithashtu se Irani më parë kishte tentuar të merrte kontrollin e Lindjes së Mesme, por tani, siç pretendon ai, për herë të parë në historinë e tij është mposhtur nga vendet fqinje.
Në postim, Trampi përdor retorikë të ashpër, duke e quajtur Iranin një ish "dhunues në Lindjen e Mesme" i cili tani është bërë një "humbës në rajon".

Ai kërcënoi gjithashtu me sulme të reja, duke theksuar se po shqyrtohen objektiva shtesë që nuk ishin më parë në listë.
"Për shkak të sjelljes së keqe të Iranit, shkatërrimi i plotë i zonave dhe grupeve të caktuara që nuk konsideroheshin objektiva deri më tani po shqyrtohet seriozisht”, tha Trampi.
Njoftimi i tij vjen pasi presidenti iranian Masud Pezeshkian tha më parë deklaroi se Teherani kishte vendosur të ndalonte sulmet ndaj vendeve fqinje, nëse sulmet ndaj Iranit nuk kryheshin nga territori i tyre.
Në të njëjtën kohë, Korpusi i gardës revolucionare iraniane (IRGC) paralajmëroi se të gjitha bazat dhe interesat ushtarake amerikane dhe izraelite në rajon do të konsiderohen objektiva parësore nëse vazhdojnë sulmet ndaj Iranit.
Foto: MIA/ Truth Social