Sirenat jehojnë në të gjithë Izraelin verior ndërsa zhvillohet sulmi me raketa balistike iraniane
- Sirena u dëgjuan në të gjithë Izraelin verior si pasojë e një sulmi me raketa balistike iraniane.
Tel Aviv, 28 shkurt 2026 (MIA) - Sirena u dëgjuan në të gjithë Izraelin verior si pasojë e një sulmi me raketa balistike iraniane.
Izraelitëve në zonë u është urdhëruar të strehohen, raportoi "Tajms of Izrael".
Armata izraelite (IDF) tha se sistemet e mbrojtjes ajrore po punonin për të kapur raketat.
"Aktualisht, Forcat Ajrore Izraelite po punojnë për të kapur dhe goditur aty ku është e nevojshme për të eliminuar çdo kërcënim", tha një zëdhënës i armatës.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, tha më parë se Izraeli kishte nisur një sulm parandalues ndaj Iranit për të eliminuar kërcënimet ndaj sigurisë së vendit dhe se ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë vendin.
Teherani po përgatitet për hakmarrje pasi Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit sot dhe përgjigjja do të jetë "shkatërruese", tha një zyrtar iranian. sa/
foto: Arkivi