• вторник, 30 декември 2025

SHBA-ja ka premtuar vetëm 2 miliardë dollarë për ndihmë humanitare për OKB-në

SHBA-ja ka premtuar vetëm 2 miliardë dollarë për ndihmë humanitare për OKB-në

Gjenevë, 29 dhjetor 2025 (MIA) - SHBA-ja sot kumtoi se do të ndajë dy miliardë dollarë për Kombet e Bashkuara për ndihmë humanitare.

SHBA-ja këtë vit e ka zvogëluar ndihmën e huaj, ndërsa donatorët kryesorë perëndimorë në OKB, si Gjermania, kanë bërë të njëjtën gjë për të riorientuar mjetet në mbrojtje, duke çuar në mungesë të mjeteve në OKB.

Drejtori i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Tom Fleçer, vuri në dukje se aktivitetet humanitare janë të mbingarkuara dhe jo mjaftueshëm të financuara, që do të thotë se OKB-së iu desh të merrte "vendime brutale" për t'i dhënë përparësi atyre që kanë më shumë nevojë.

Departamenti i Shtetit kumtoi se "agjencitë individuale të OKB-së do të duhet të përshtaten, të zvogëlohen ose të shuhen". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан