• понеделник, 12 јануари 2026

SHBA nikoqire e bisedimeve ndërkombëtare për litium, kobalt dhe metale të rralla

SHBA nikoqire e bisedimeve ndërkombëtare për litium, kobalt dhe metale të rralla

Uashington, 12 janar 2026 (MIA) - Ministrat e financave të vendeve të Grupit shtatë (G7), demokracitë më të zhvilluara në botë, së bashku me përfaqësues të shteteve të tjera, sot në uashongton do të bisedojnë për qasjen drejt lëndëve të para kritike.

Gjithsej 34 materiale, mes të cilave litiumi, kobalti, elemnte të rralla tokësore, bakri dhe alumini, konsiderohen si lëndë të para kritike për shkak të rëndësisë së tyre të veçantë për ekonominë. Ato janë të domosdoshme për teknologjitë kyçe, por furnizimi i tyre shpesh varet nga një numër i vogël i vendeve, siç janë Kina dhe Venezuela.

Bisedimet mbahen në periudhën kur presidenti amerikan, Donald Tramp sërish e theksoi pohimin e tij për Grenlandën, e cila disponon me burime të rëndësishme të elementeve të rralla tokësore. Disa anëtare të G7-shit i kundërshtuan deklaratat e tilla, duke cekur se sovraniteti i Grenlandës është çështje vetëm e Grenlandës dhe Dnaimarkës, në përbërje të së cilës ndodhet ishulli.

Në prag të takimit, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, lars Klingbajl theksoi se Gjermania dhe Bashkimi Evropian janë të përkushtuar ndaj një tregtie të sigurt dhe të parashikueshme me këto lëndë të para, bazuar në rregulla të qarta.

Grupin G7 e përbëjnë SHBA-ja, Mbretëria e Bashkaur, Gjermania, Franca, Italia, kanadaja dhe Japonia. Sipas raportimeve të shumta të mediave, në takim do të marrë pjesë edhe Australia. ab/

foto: arkivi

Остани поврзан