• среда, 15 април 2026

Senati konfirmon aleatin e Trampit, Markvejn Mulin, për ministër të ri të Sigurisë së Brendshme

Senati konfirmon aleatin e Trampit, Markvejn Mulin, për ministër të ri të Sigurisë së Brendshme

Uashington, 24 mars 2026 (MIA) - Senati i SHBA-së sot me 54 vota "për" dhe 45 "kundër" e konfirmoi zgjedhjen e senatorit 48 vjeçar nga Oklahoma, Markvejn Mulin, për ministër të ri të Sigurisë së Brendshme. 

Mulin, i cili është ish luftëtar në aftësitë marciale të përziera (MMA) dhe biznesmen i suksesshëm nga radhët e Partisë Republikane, pas vetes ka pas dhjetë vjet përvojë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një mandat trevjeçar në Senat. Emërimi i tij vjen pas shkarkimit të papritur të ministres së mëparshme, Kristi Noem nga ana e presidentit Donald Tramp në fillim të këtij muaji. 

Noum, e cila fillimisht ishte favorite e Trampit, u përball me një sërë polemika të lidhura me politikën agresive të imigracionit. Ajo ishte nën presion të madh publik për shkak të operacioneve radikale të Byros për Imigracionin dhe Dogana (ICE), e cila është nën juridiksionin e ministrisë së saj. Në fillim të këtij viti, dy shtetas amerikanë u vranë nga zyrtarë të ICE në dy incidente të ndara gjatë përdorimit të armëve të zjarrit. Përveç kësaj, imazhi i saj publik u dëmtua edhe nga një fushatë e kushtueshme reklamuese, si dhe nga raportimet për një lidhje intime me një nga bashkëpunëtorët e saj.

Aleati i Trump-it, Mulin, konsiderohet një lider pragmatik dhe tashmë ka paralajmëruar një qasje më të moderuar krahasuar me paraardhësen e tij.

Gjatë seancave dëgjimore para konfirmimit, ai pranoi se është mik me Noum, por theksoi se stilet e tyre të udhëheqjes ndryshojnë ndjeshëm. Megjithatë, para Mulin qëndron një sfidë e vështirë - të zbatojë politikën e rreptë të Trampit për deportimet, duke u përpjekur njëkohësisht të shmangë reagimet negative nga publiku i gjerë. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан