Sançez për marrëdhëniet me SHBA-në: Bashkëpunimi i besueshëm duhet të mbizotërojë mbi konfrontimin
- Bashkëpunimi i besueshëm duhet të mbizotërojë mbi konfrontimin në marrëdhëniet mes Madridit dhe Uashingtonit, deklaroi sot kryeministri spanjoll Pedro Sançez.
Madrid, 6 mars 2026 (MIA) - Bashkëpunimi i besueshëm duhet të mbizotërojë mbi konfrontimin në marrëdhëniet mes Madridit dhe Uashingtonit, deklaroi sot kryeministri spanjoll Pedro Sançez.
Tensionet u rritën mes Spanjës dhe SHBA-së për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, pasi Sançez e përshkroi sulmin e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit si "gabim të pabesueshëm".
Sançez dhe presidenti amerikan Donald Tramp janë në marrëdhënie të tensionuara për disa ditë, pasi Trampi e kritikoi Sançezin për moslejimin që forcat amerikane të përdorin dy baza në Spanjë si pjesë e operacionit kundër Iranit.
"Kjo luftë në Iran, sipas mendimit tim dhe sipas mendimit të Spanjës, është një gabim i jashtëzakonshëm për të cilin do të paguajmë", tha Sançez, duke theksuar se operacioni kundër Iranit "nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare". qa/
Foto: EPA