• сабота, 21 февруари 2026

Rubio thotë se SHBA-ja është "thellësisht e lidhur" me Evropën para konferencës në Munih

Rubio thotë se SHBA-ja është

Uashington, 13 shkurt 2026 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, i ceki lidhjet e afërt mes SHBA-së dhe Evropës para udhëtimit të tij drejt Konferencës së Munihut të sigurisë.

"Evropa për ne është më e rëndësishmja", deklaroi Rubio dje dhe shtoi se SHBA-ja është "thellësisht e lidhur me Evropën dhe të ardhmet tona çdoherë kanë qenë të lidhura dhe do të vazhdojnë të jenë".

"Kështu që, vetëm duhet të bisedojmë për atë se si duket e ardhmja", shtoi Rubio.

Sekretari amerikan i Shtetit gjithashtu tha se "bota e vjetër nuk është më" dhe se bota jeton në epokën e re të gjeopolitikës, transmetoi DPA.

Rubio duhet të marrë pjesë në forumin kryesor botëror për politikë ndërkombëtare të sigurisë, që fillon sot. Mbi 60 liderë tëbotës, së bashku me rreth 100 ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes, priten në Munih në konferencën treditëshe.

Në Konferencën e vitit të kaluar të sigurisë në Munih, nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens i kritikoi ashpër aleatët evropianë të Uashingtonit, duke paralajmëruar se ata po e rrezikojnë demokracinë.

VCens në mënyrë indirekte foli për debatin e atëhershëm në Gjermani për distancim të partive mejnstrim nga Alternativa djathtiste për Gjermaninë (AfD) dhe paralajmëronte kundër "mureve të zjarrta" (firewalls) në Evropë. Fjalimi shkaktoi kritika të ashpra në Evropë.

Në fillim të dhjetorit, Uashingtoni publikoi strategji nacionale të sigurisë tëcilën vëzhguesit e vlerësuan si shënim i ndryshimit në politikën transatlantike të SHBA-së. Strategjia e veçantë nacionale e mbrojtjes, e publikuar në janar, thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë për qëllim të vazhdojnë të luajnë rol qendror në korniza të NATO-s, madje edhe nëse e riadaptojnë prnainë e vet në Evropë. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан